Me 10 qërshor të vitit 2002, u bë hapja e një ambienti të qetë me lokacion 2km nga qendra e qytetit të Ferizajit, ku ofrohej një restaurant dhe dy pishina. Qëllimi ynë ishte të ju ofrojmë një vend me pamje të bukur dhe qetësi. Ujëvara morri emrin nga lumi Neredime që rrjedhë në formë ujëvare në hymje të restaurantit. Me dizajne shumë moderne ambienti ynë ju ofron rehati dhe ngrohtësi gjatë dimrit, kurse terraca të freskëta me pamje shumë të bukura gjatë verës . Karakterizohemi për menu te gjerë dhe ushqime cilësore.Pas shumë vitesh punë të palodhshme, Ujëvara tashmë posedon aquaparkun më të madh në Ballkan. Stafi ynë përmban rreth 100 persona te përkushtuar, që të ju ofrojne klientëve shërbime me standarte te larta.